Kontrata aktuale e anësorit skadon në verën e ardhshme, ndërsa anglezi është lidhur me një largim drejt Manchester Cityt ose Liverpoolit, pasi ka refuzuar bisedimet për vazhdimin e kontratës.
“Të gjithë duan që Theo Walcott të nënshkruajë kontratë të re. Ai ka shumë punë për të bërë në fushë, ndërsa aktualisht nuk është duke luajtur”.
“Ai është lojtar i mirë, por duhet ta thotë nëse qëndron ose largohet, dhe pastaj të fokusohet në futboll”.
“Të gjitha bisedimet rreth kontratës nganjëherë ndikojnë në lojë. Ai ndoshta mendon më shumë për para e më pak për lojë”, ka deklaruar Parlour për talkSPORT.





