VIDEOJA që ka ndezur protestat në Gjeorgji (FOTO)


Pamjet e disa videove, ku tregohet se si dhunohen të burgosurit, kanë ndezur protesta në Gjeorgji.
Qindra protestues bllokuan trafikun në qendër të kryeqytetit, Tbilisi, pasi dy televizione opozitare treguan pamjet horror.
Aty tregohen gardianët duke rrahur brutalisht të burgosurit, madje edhe duke i përdhunuar me shkopinj gome dhe bishta fshese.
Në një pjesë të videos duket një person gjysëm i zhveshur, që lutet për mëshirë, ndërkohë që të tjerë të burgosur rreshtohen për të pritur goditjet.
Në një pikë, një i burgosur thotë: “Të lutem mos e filmo këtë, do bëj gjithçka”.
Një ish- zyrtar, që ka ikur jashtë vendit, mendohet se ka filmuar videot. Ai tha se dhuna ndaj të burgosurve ushtrohej me urdhër direkt të ministrit të Brendshëm. Ai nuk ofroi prova për këto pretendime.
Zemërimi i publikut ka sjellë edhe akuza të ashpra ndaj qeverisë. Gjithçka vjen përpara zgjedhjeve parlamentare.