Vidal, mbrojtës te Kili

Trajneri i Kilit, Claudio Borghi, është duke menduar që ta tërheqë në mbrojtje mesfushorin Arturo Vidal në ndeshjen ndaj Kolumbisë.

Kësaj kombëtareje i duhet fitore për ta vazhduar në drejtim të mirë fazën kualifikuese në kuadër të CONMEBOL.

Borghi ka marrë një vendim taktik kundërthënës duke dashur që mesfushorin e jashtëzakonshëm të Juventusit ta angazhojë në mbrojtje.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar. Më nevojitet një lojtar i lirë dhe Arturo ma ka dhënë mundësinë (për atë pozitë)”, ka deklaruar trajneri i Kilit për Tuttosport.