Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka këmbëngulur se ekipi i tij duhet që të sigurohet se do ta fitojë titullin pas tejkalimit të testit të parë të madh në Emirates ndaj Arsenalit.
“Ne e kemi ditur se duhet të përmirësohemi dhe rezultatet që i kemi pasur vitin e kaluar ndaj ekipeve të mëdha duhet të jenë më të mira”.
“Një prej synimeve tona kryesore ishte kjo - të fitojmë ndeshjet e mëdha dhe të shkojmë në top katërshe e të luftojmë për titull. Ky ishte testi i parë i madh në një stadium të vështirë sikur Emirates dhe ndaj një ekipi të madh si Arsenali. Dhe, rezultati ishte shumë i mirë për ne”, tha Torres.





