“Ky është sezon shumë i rëndësishëm për Interin. Është viti kryesor sepse është periudhë ku po i vëmë bazat e ekipit të së ardhmes, ekipit që do të sfidojë Italinë dhe gjithë kontinentin”.
“Rruga do të jetë e vështirë dhe ne nuk do të tërhiqemi. Ne po ndërtojmë diçka të veçantë që unë besoj se është shumë me rëndësi. Të gjithë duhet t’i kontribojmë këtij projekti”, ka thënë Stramaccioni.





