Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, beson se ekipi i tij duhet t’u dërgojë sinjal rivalëve të Serie A gjatë ndeshjes së të mërkurës ndaj Chievos.
“Përfundimisht është ndeshja kyçe nëse dëshirojmë të dërgojmë sinjal, së pari vetes, dhe t’i përmirësojmë gjërat të cilat na kanë penguar të jemi më të qëndrueshëm. Ne jemi qenë shumë të paqëndrueshëm në këtë fazë të hershme të sezonit”.
“Ne duhet të dërgojmë sinjal vetes si grup. Ju nuk mund të keni një shkop magjik por mund të keni progres. Dhe sipas të dhënave të mia, e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar është duke marrë detyrën në duar. Ne nuk duam më të humbim asnjë ndeshje ashtu”, ka thënë Stramaccioni.





