Në natën e tij historike, si futbollisti i parë që është paraqitur në Ligën e Kampionëve me gjashtë klube të ndryshme, Zlatan Ibrahimovic i kaloi vendasit në epërsi nga penaltia (19’).
Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Thiago Silva, nuk kishte si ta fillonte më mirë aventurën me klubin e ri, pos të shënonte golin e dytë në ndeshje (30’).
Pritjen tetëvjeçare të PSG për garën më të madhe evropiane e tregoi entuziazmi i tifozëve pas golit të tretë të shënuar nga Alex (32’), i cili vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Në gjysmën e dytë u shënuan edhe dy gola. Fillimisht Miguel Veloso shënoi golin e nderit për mysafirët (87’), ndërsa Javier Pastore e vendosi rezultatin përfundimtar (90’+1).
Porto, nga ana tjetër, ka fituar me rezultat prej 2-0 si mysafir i Dinamo Zagrebit në kuadër të Grupit A.





