Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, thotë se ai nuk është i shqetësuar nga rivali në krizë, Real Madridi.
Barcelona tash është 11-të pikë para rivalit të hidhur, Realit të Madridit, por Rosell thotë se ata duhet të fokusohen vetëm në qëllimet e tyre.
“Ditën që filloni të shqetësoheni për të tjerët, gjërat që ndodhin te ekipet tjera, filloni të humbni. Ne duhet të ecim përpara së bashku dhe të punojmë të gjithë së bashku”, ka thënë Rosell.





