“Për mendimin tim, Messi është pak më i mirë e sa Cristiano Ronaldo. Unë preferoj Messin, për shkak se është lojtar që na fascinon më shumë, përkundër faktit se është nga Argjentina dhe dihet rivaliteti mes nesh”.
“Sidoqoftë, unë i admiroj që të dy. Neymar? Ai ka edhe një fazë për të kaluar, që të luajë në Europë dhe që të triumfojë në Europë”, ka deklaruar Ronaldo (origjinali) për CNN.