Ronaldo shënoi një gol në minuat shtesë të takimit për të ndihmuar Real Madridin ta përmbysë disavantazhin për të shënuar fitore 3-2 ndaj Manchester Cityt.
“Mourinho foli me ne dhe diçka duhej të ndryshonte. Ekipi luajti shumë mirë. Ne shënuam tre gola, krijuam më shumë raste dhe merituam të fitojmë”.
“E rëndësishme ishte të fitojmë dhe ta fillojmë mirë këtë garë. Ne e kemi filluar sezonin dobët në ligë. Liga e Kampionëve filloi sot dhe ne luajtëm mirë”, ka thënë Ronaldo.





