“Napoli është një konkurrent i drejtpërdrejtë i top-klubeve dhe ka qenë i tillë për shumë vite”.
“Në fakt, ekspertët dhe komentuesit e konsiderojnë Napolin si rivalin kryesor të Juventusit për vendin e parë”, ka thënë Mazzari për Gazzetta dello Sport.
I pyetur për klubet tjera konkurruese, ai ka thënë se Roma është e përgatitur që të garojë deri në fund. Po ashtu, nga gara nuk e ka përjashtuar as Lazion.





