Redsat kanë nxjerrë vetëm një pikë nga tre ndeshjet e para të sezonit, por Rodgers beson se ata do të fillojnë të fitojnë së shpejti.
“Mesazhi im është të vazhdojmë ta ruajmë besimin. West Brom, pjesa e parë ishte shumë e mirë; ne treguam në ndeshjen ndaj Manchester Cityt se mund të jemi konkurrues; dhe pastaj kundër Arsenalit nuk ishin në formën më të mirë”.
“Ka disa arsye për këtë, shumë lojtari luanin ndeshjen e tretë brenda një javë dhe ju mund të shihnit se kjo luajti rol. Ende është shumë, shumë herët. Ne shpresojmë se me kalimin e kohës ne do të përparojmë dhe do të përmirësohemi”, ka deklaruar Rodgers për faqen zyrtare të Liverpoolit.





