Holandezi është lënduar gjatë angazhimit te përfaqësuesja e tij, ashtu që mungoi ndaj Mainzit të shtunën.
Ai është kthyer në stërvitje, mirëpo nuk e di nëse do të riaftësohet deri të mërkurën.
“Duhet të pres dhe do të shohim. Po i marrim ditët një nga një”, ka thënë Robben për FCB.tv.
Ndryshe, Franck Ribery ka thënë se do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Mendoj se do të jem në gjendje të luaj të mërkurën”, ka pohuar ai.





