Holandezi ‘që tërheq lëndimet’ është pritur të luante për kombëtaren e tij në takimin e të martës ndaj hungarezëve, por vetëm pak kohë para fillimit të ndeshjes, u vendos që të mos luante për shkak të lëndimit në ije.
“Është padyshim shumë zhgënjyese. Unë nuk isha i gatshëm për lojë që pas takimit ndaj Turqisë, por mendova se do të jem në rregull”.
“Megjithatë, pastaj ndjeva dhimbje në ije gjatë nxehjes. Jam shumë i zhgënjyer”, ka deklaruar Robben për NUsport.





