Në takimin e zhvilluar në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, kampioni në fuqi u mposht me epërsi minimale nga Sevilla.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutat e hershme të takimit (2’), kur pas një harkimi të Ivan Rakitic, Piotr Trochowski shënoi golin me vlerën tri pikë.
Gjatë gjithë ndeshjes, mysafirët u munduan që të shfaqeshin të rrezikshëm në fazën ofensive, mirëpo efektiviteti i tyre mungoi tërësisht.
Pas katër xhirosh, Real Madridi regjistron një fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërkaq mbetet tetë pikë prapa liderit të Kampionatit spanjoll, Barcelonës.