Rayo – Real, zhvillohet të hënën mbrëma

Takimi ndërmjet Rayo Vallecanos dhe Real Madridit është shtyrë për të hënën mbrëma, pasi që është dëmtuar sistemi i ndriçimit të stadiumin Estadio de Vallecas.

Presidenti i Rayos, Martin Presa, ka thënë për Canal+ se dikush i ka këputur kabllot nga tribuna, ndërsa punëtorët teknikë nuk ia kanë dalë që ta rregullojnë problemin në mënyrë që takimi të zhvillohej sonte (e diel).
Takimi është caktuar të zhvillohet nesër (e hënë) nga ora 20:30.