Poezi kushtuar martirëve te kombit
Ramadan A. Latifaj dhe Mehmet S. Sabedinaj
nga Hogoshti
nga Hogoshti
Koha ikën kujtimet mbetën
Dekada më riktheu 13 vite më pas
Sot me mall e krenari plot
I kujtoj dy bashkëvendas
Shpirtëra plot me bujari
Si valë deti dallgë e re
Ballëlartë ishit gjithnjë
Shkëmb rrufeje për atdhe
Ballëlartë ishit edhe at’ ditë
Kur ju vranë bishat sllavo -qetnike
Ju masakruan por kurrë nuk vdiqet
Ju ngelët besnikë si zogjë të shqipes
Hogoshti që e donit pamasë, gjithmonë ju kujton
Me mall, rrespekt e krenari nëpër mote
Ramadan Latifaj, Mehmet Sabedinaj
Dy martirë të kesaj toke
me rrespekt, Ramadan S.Latifaj
Ludwigsburg, 13.09.2012
![]() |
| Nga zemra publikisht falenderoj kushen, Rexhep Latifaj qe mi dërgoj fotot origjinale te bacës Dan. |







