Real Madridi ka realizuar një fitore mbresëlënëse prej 5-1 kundër Deportivo La Corunas në Santiago Bernabeu.


Skuadra mysafire krijoi avantazh befasues në pjesën e parë (16’) me golin e Rikit, i cili vetëm sa i nevrikosi futbollistët vendas.
Mirëpo, nuk kaluan shumë minuta (23’) dhe u akordua penalti në favor të Los Blancos pas një ndërhyrjeje të gabuar në dëm të Angel Di Marias. Cristiano Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë.
Argjentinasi Di Maria pranoi një top nga Luka Modric për t’i vënë gjërat në rend dhe për ta kthyer avantazhin në favor të Realit (38’).
Pa përfunduar pjesa e parë (44’), Cristiano Ronaldo reagoi më së miri pas goditjes së Gonzalo Higuan për ta shënuar golin e dytë personal në ndeshje.
Edhe në gjysmën e dytë ishin futbollistët me fanellat e bardha ata që e menaxhonin ndeshjen. Pas një goditjeje të lirë të ekzekutuar nga Xabi Alonso, Pepe shënoi me kokë për rezultatin 4-1 (66’).
Një prekje të topit me dorë nga Evaldo brenda në zonë pas goditjes së Kaka, arbitri e dënoi me penalti, ndërsa Cristiano Ronaldo kompletoi het-trikun e tij (84’) dhe e vendosi rezultatin përfundimtar.
Pas gjashtë javësh, kampioni i Spanjës numëron 10 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë, tetë pikë prapa liderit Barcelona.





