Pele: Spanja ekipi më i mirë në botë

Legjenda braziliane, Pele, ka pranuar se kombëtarja spanjolle është më e mira në botë tani për tani, ndërsa etika e ekipit të tyre sipas tij ishte kyçe për sukseset.
“Unë i admiroj ata sepse unë i kam ndjekur që pesë vjet dhe mund të them se ata luajnë shumë mirë. Kanë ekip të mirë, jo vetëm lojtarë individual”, ka theksuar Pele.
Spanja ka fituar dy kampionate evropiane dhe një Kupë të Botës në gjashtë vitet e fundit.