“Sa për mua, fakti që ata shfaqin simbolet shqiptare nuk më pengon aspak. Origjina e tyre e parë ishte Shqipëria dhe ata kanë plotësisht të drejtë, madje edhe e kanë për detyrë të mos harrojnë origjinën e tyre”.
“Në të kundërtën, tifozët shqiptarë nuk kanë të drejtë t’i quajnë këta lojtarë tradhtarë. Këta të fundit kanë lindur në Zvicër (ose kanë ardhur shumë të rinj), janë rritur në Zvicër dhe kanë mësuar për të luajtur futboll në Zvicër”.
“Ata kanë përfituar nga programet e trajnimit të ASF-së. Deri diku, është plotësisht normale që ata kanë zgjedhur ekipin zviceran, sepse është Zvicra ajo që i ka ndihmuar ata të ecin përpara dhe të bëjnë karrierën që ata kanë tani”, ka deklaruar Tschoumy në një intervistë për albinfo.ch.





