Neymar i ngazëllyer me Recopa Sudamericana

Neymar thotë se është i lehtësuar pasi ndihmoi Santosin të mposhtë skuadrën Universidad de Chile me rezultat 2-0 për të fituar trofeun e parë të garës Recopa Sudamericana.

Golat nga Bruno Rodrigo dhe Neymar ishin të mjaftueshëm për t’ia dhënë fitoren skuadrës braziliane dhe sulmuesi, i cili humbi edhe një penalti, është shprehur i ngazëllyer pasi fitoi këtë kupë.
“Jam skajshmërisht i lumtur. Shumë njerëz e kanë nënçmuar këtë garë por ne e kemi marrë me shumë seriozitet. Është një titull tjetër për ne, ishte një trofe të cilin kurrë nuk e kemi fituar”, ka thënë Neymar për AP