Mourinho: Nuk duhet të kënaqemi me kaq

Trajneri i Real Madridit thotë se lojtarët e tij nuk duhet të kënaqen me vetëm një kupë tashmë të fituar, por duhet të luftojnë për të gjitha trofetë e mbetura.

“Ne luajtëm mirë kundër Barcelonës në shtëpi. Fituam në Superkupë duke lënë gjithçka jashtë fushe dhe pastaj ndodhi çfarë ndodhi”.

“Pesëmbëdhjetë ditë për një pauzë ndërkombëtare [është shumë], për më duhet të them se ju mund të humbni ndeshje duke luajtur kështu. Jo sikur bëmë ndaj Sevillas ose Getafes”.

“Tash mendoj vetëm për atë që ndodh tash dhe këtu. Një ekip si Real Madridi nuk mund të thotë se ka fituar Kupën dhe tashmë nuk jemi të interesuar për ta fituar ligën...”, ka thënë Mourinho.