Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i bindur se ekziston një ose disa spiunë në zhveshtoren e ekipit mbretëror.
El Confidencial shkruan se Mourinho është i ngopur nga rrjedhjet e detajeve taktike të ekipit në shtypin spanjoll, më saktësisht në të përditshmen El Pais.
Thuhet se Mourinho beson që ish-drejtori Jorge Valdano qëndron prapa spiunimeve, duke marrë informata nga një ose disa lojtarë brenda ekipit mbretëror.





