Milani, thellë në krizë

Udinese e ka thelluar ndjeshëm krizën e Milanit, pasi ka mposhtur nënkampionin e Italisë në Friuli me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte relativisht e baraspeshuar në pjesën e parë me vendasit që kishin dominim të lehtë dhe që arritën te goli me anë të Ranegies (40’).
Në pjesën e dytë Milani u përmirësua dhe arriti të shënojë golin e barazimit me anë të El Sharaëyt (54’).
Sidoqoftë, në minutën e 67-të, Milani mbetet pa një lojtar në terren pasi Zapata e mori kartonin e dytë të verdhë duke shkaktuar njëkohësisht edhe penalti, të cilën e realizoi Antonio Di Natale për 2-1.
Krejt në fund, edhe i inkuadruari Boateng u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (82’).
Me këtë disfatë Milani mbetet në vendin e 13-të në kuotën e tri pikëve nga katër ndeshjet e zhvilluara në Serie A.