Messi do të bëhet më i miri në histori

‘Magjistari’ argjentinas, Lionel Messi, do të bëhet futbollisti më i mirë që njeh historia – ka theksuar trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova.

“Ai është më i miri në botë. Nëse tashmë nuk është më i miri në histori, ai do të bëhet”, ka thënë Vilanova në një konferencë për media.
Nga ana tjetër, presidenti blaugran, Sandro Rosell, më herët gjatë javës njoftoi se klubi është duke planifikuar që t’ia përmirësojë dhe vazhdojë kontratën 25-vjeçarit, përkundër se kontrata aktuale e tij është valide deri në vitin 2016.