Home »
» “Më qëlluan, më qëlluan”: Kjo është lufta e vërtetë (VIDEO)
“Më qëlluan, më qëlluan”: Kjo është lufta e vërtetë (VIDEO)
Një video e re tregon momentin kur një ushtar amerikan qëllohet në Afganistan nga talibanët.
Nga kamera që ka të montuar në helmetë, mund të shihen momentet kur ushtari tenton të zbresë një mal, ndërkohë që plumbat i fishkëllejnë pranë.
Qëllimi ishte që ai të tërhiqte zjarrin armik mbi vete, për të hapur rrugë për ushtarët e tjerë.
Në video dëgjohet momenti kur atë e godasin.
“Më gjuajtën, më gjuajtën”, dëgjohet ushtari, duke kërkuar ndihmë.
Për fat historia e tij ka një fund të mirë, pasi ai zbulon se plumbat e talibanëve nuk depërtuan dot anti-plumbin e tij.
Ai thotë se u qëllua katër herë. Kamera e tij nuk punonte më, por ai arriti të zbriste poshtë malit.
Ai ishte pjesë e një misioni njohje dhe mbledhje informacioni.
Një plumb goditi edhe granatahedhësin e tij, duke e dëmtuar.
Këto filmime janë pjesë e një projekti që synon të dokumentojë luftën në Afganistan.





