Përkundër dominimit total të skuadrës vendase në 45-minutëshin e parë, futbollistët me fanellat e bardha nuk arritën që të tregoheshin efikas përballë Joe Hart, i cili qe më meritori që mysafirët nuk pësuan gol.
Sa i përket kampionit të Anglisë, vetëm tri-katër herë arriti që t’i afrohej gjashtëmbëdhjetëmetërshit të ekipit vendas, ndërsa gjatë gjithë pjesës së parë qëndroi duke u mbrojtur.
Mirëpo, pas shumë rasteve të humbura të Los Merengues, Yaya Toure u tregua më i fuqishëm se gjithë skuadra vendase, pasoi te Edin Dzeko, i cili heshti tifozët vendas (69’).
Ofensiva e klubit mbretëror vazhdonte dhe shanse të shumta huqeshin, por pas disa tentativash, Marcelo çoi në ekstazë gjithë stadiumin duke e barazuar rezultatin (76’).
City nuk u dorëzua, një goditje e Aleksandar Kolarov u devijua nga Xabi Alonso dhe përfundoi në rrjetin e Casillas (85’).
Karim Benzema pranoi një top nga Angel Di Maria për të ringjallur emocionet e sfidës dhe për ta barazuar sërish rezultatin (87’).
Takimi tjetër i Grupit D mes Borussia Dortmundit dhe Ajaxit, ka përfunduar me epërsinë minimale të ekipit gjerman.





