Mazzarri: Nuk mendoj për Scudetto

Trajneri i Napolit, Walter Mazzari, thotë ai kurrë nuk ka folur për shanset për titull të skuadrës së tij, pas barazimit zhgënjyes pa gola ndaj Catanias.

Napoli u duk sikur do ta vazhdojë rekordin e qind për qindtë të fitoreve kur skuadra vendas mbeti me një lojtar më pak në fushë pas vetëm 17 minutash, por takimi në fund përfundoi pa gola.
“Kurrë nuk kam thënë se ne do të luftojmë për Scudetto, pasi vetëm kam folur për zhvillimin e skuadrës dhe çdokush të dijë çfarë të bëjë në fushë”.
“Është e qartë se ekipet që luftojnë për kreun e tabelës për një kohë të gjatë kanë një mentalitet ndryshe në këto situata”.
“Ndoshta duke pasur një lojtar më shumë aq herët na bëri të mendojmë se ne tashmë e kemi fituar dhe kjo u tregua kundër-efektive. Disa lojtarë u duken të lodhur dhe jashtë forme, por i lejova ata të pushojnë, andaj nuk ka arsyetime”, ka thënë Mazzari.