Zvicerani iu bashkua skuadrës nga Torino verën e kaluar nga Lazio dhe fitoi titullin e Serie A në sezonin e parë, dhe tash ka hedhur shikimin kah titulli i kampionit të Evropës.
“Juventusi është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe ndjehem shumë mirë këtu. Ardhja këtu ishte zgjidhja e duhur për mua të fitoj diçka”.
“Të fitoj Scudetton me Juven vitin e kaluar ishte diçka e bukur. Megjithatë, kjo nuk është gjëja më e madhe që mund të arrij këtu. Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve tash”, ka thënë Lichtsteiner.





