`Blutë do t’i presin kampionët e Serie A të mërkurën në Stamford Bridge, duke kërkuar të bëjnë një fillim të përkryer drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Evropës.
“Çdo vit është gjithnjë e më i vështirë. Real Madridi dhe Barcelona janë më të fuqishëm se kurrë më parë, por ne duhet të mbetemi të fokusuar dhe t’ia dalim mirë që nga ndeshja e parë e grupit”.
“Ne e dimë se ndeshja ndaj Juventusit nuk do të jetë e lehtë. Ata janë një ekip shumë i fuqishëm, që është pjesë e historisë së futbollit”.
“Ata e fituan Serie A pa u mposhtur, ata kanë investuar shumë dhe në mënyrën e duhur, andaj do të jetë një arrë e fortë për ta thyer për ne”, ka thënë Lampard.