Philipp Lahm beson se është shumë herët të thuhet se Bayern Munich do të fitojë titullin e Bundesligës këtë sezon, pas fillimit të përkryer të sezonit.
Bavarezët kanë fituar të katër ndeshjet e para në kampionat, dhe kanë pesë pikë epërsi ndaj kampionit në fuqi, Borussia Dortmund.
“Është shumë herët të themi se Bayerni do ta fitojë titullin e Bundesligës. Ne kishim avantazh prej pesë pikësh edhe sezonin e kaluar, dhe e humbëm atë. Ne nuk mund të lejojmë kjo të ndodhë sërish”, ka thënë Lahm për TZ.





