La Liga po vdes

Ekonomisti i mirënjohur, Jose Maria Gay, ka shprehur brengën e tij mbi gjendjen financiare të futbollit spanjoll në raportin e tij vjetor për zhvillimin financiar të top pesë kampionateve në Europë.

Gay ndjen se Barcelona dhe Real Madridi janë dy ekipet e vetme që po bëjnë hapa para financiarisht, përderisa shtoi se ekipet tjera nuk kanë bërë progres fare në pesë vitet e fundit.
“La Liga nuk po shkon përpara. Barcelona dhe Real Madridi janë dy klubet e vetme që po ngriten. Të gjitha ekipet tjera janë në të njëjtën situatë sikurse pesë vite më parë. Nëse më pyesni mua, futbolli spanjoll po vdes. Janë pesë vite prapa me kampionatet tjera të mëdha. Dhe stadiumet katastrofale përbëjnë arsyen kryesore për këtë”, ka theksuar Gay.
Ai shtoi se as modeli financiar i Ligës Premier nuk ka të ardhme të ndritur, teksa ka lëvduar Gjermaninë dhe Francën si dy shembuj që duhet të ndiqen.
“Modeli i Ligës Premier nga një këndvështrim financiar është bankrotim. Është i bazuar në pronësinë e klubit, dhe humbjet po financohet nga kompanitë e atyre pronarëve. Futbolli është reflektim i vërtet i ekonomisë së një vendi dhe Franca ashtu si Gjermania janë duke kryesuar në këtë aspekt për momentin”, përfundoi ai.