KUFIJTE PA KUFITARE (Tri tregime për tre kufij)

Nga Hys Shkreli / Nju Jork

Si u pagëzua kufiri shqiptaro-shqiptar?


Hys Shkreli



Vjeshta e vitit 1992 më gjeti ne Nju Jork, duke punuar në një dokumentar televiziv për kufijtë që ndanin shqiptarët në Ballkan. Ato ditë, kufijtë që rrethonin e ndanin shqiptaret, sapo kishin filluar të lekunden. Një koleg imi, më dergojë nga Evropa disa filmime të hapjes së një vendkalimi të ri kufitar midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, në rrethinën e Dibrës. Maqedonija, sapo çkurorëzohej nga Jugosllavija, kurse Shqipëria, nga komunizmi. U emocionova duke shikuar imazhe të shqiptarëve, që takonin – shqiptarët, pas pesëdhjetë viteve. U pikllova nga ato lotë malli të njerezëve të cilët më dekada kishin jetuar aq afër njëri tjetrit, mirëpo të ndarë në dy botëra të largëta. Njëkohësisht, u gjeta para dilemës, si ta quaj këtë kufi…?Mbi pesëdhjetë vjetë të shkuara e kishim quajtur kufiri shqiptaro-jugosllav, ose kufiri midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Po flisnja më vetvehten dhe më faktet e heshtura të kohërave të shkuara: Ky kufi i ndante shqiptarët. Ky mur, i gjakoste shqiptarët. Në të dy anët e këtij kufiri, jetuan e jetojnë shqiptarët, ndaj ky do të duhej riemruar kufiri Shqiptaro - Shqiptar. Ky term, pos kuptimit gjeografik, kishte edhe simboliken tragjike: Shqiptarët të ndarë në disa shtete. E quajta kufiri shqiptaro-shqiptar. At ditë, ky emer u bë edhe pjesë e dokumentarit i cili më vonë shfaq në një kanalin 25 të Nju Jorkut. Disa javë më vonë, drejtues të Gazetës Shqiptaro-Amerikane “Albanian Herald” nga Detroidi, më bëjnë telefon dhe më luten të shkruaj për këtë gazetë të re. U them se jam i zënë për të shkruar ndonjë artikull të veçantë . Ata insistojnë, e unë, vendosë të u dergojë një pjesë të tekstit nga dokumentari për Kufirin Shqiptaro-Shqiptar, duke sqaruar se, ky nuk ishte artikull për gazetë, por për ekran. Megjithëkëtë, teksti (më mjaft gabime) u publikua nën titullin “Lekundjet e kufirit shqiptaro-shqiptar”.Ato ditë, në Fordham University, të Nju Jorkut po zhvillohej një simpozium mbi Kosovën , në të cilin po merrte pjesë edhe një delegacion nga Kosova, më në krye Presidentin Rugova. Botuesi i gazetes “Albanian Herald”, solli mija kopje të kësajë gazete, të cilat u shpërndanë për të pranishmit. Kështu edhe shkrimi dhe emri i ri i këtij kufiri u shpërnda shpejt jashtë Amerikës. Arrijti edhe në Kosovë, ku u bë pjesë e gjuhës së Kosovës së re, që po agonte, Më vonë, u bë edhe pjesë e fjalorit të luftës në Kosovë.Nga ai vit e këtej, lexova e dëgjova shum fejtone, tregime e histori të reja për kufirin shqiptaro-shqiptar, gjithnjë duke e kujtuar ditën kur e pagëzova këtë kufi. Mëgjithëkëtë, asnjëherë nuk e pash të nevojshme ta thekosj këtë fakt . Emrin e lindi koha. Ajo që ma rikujtojë këtë detaj , sot, gadi dy dekada më vonë, është gjendja në disa kufijtë tjerë shqiptarë .Nuk prisnja se një ditë, do shkruaj një lloj vazhdimi të tregimit për kufirin shqiptaro - shqiptar.

Kufiri i dhunës në Shen Mitër

Para do kohësh, pas shumë vitësh mërgimi, po takoja Kosovën - në Kosovë. Më një grup shqiptaro-amerikanësh provuam ta vizitojmë edhe veriun e Mitrovicës, mirëpo u penguam. Na këshilluan të mos hyjmë në atë pjesë të Kosovës, sepse nuk është e sigurt për të huajt, anipse mbrohej - nga të huajt. Për pesëdhjetë vjetë të shkuara, tokë të ndaluar kishim Shqipërinë: Kush do të besonte së një ditë, tokë e ndaluar, mund të bëhet edhe ndonjë pëllembë e Kosovës? Mu kujtua kufiri i viteve 1912 - 1920-të në Shqipëri, përpjekjet e Qeverisë së parë të Vlorës dhe atyre të mëvonshme, për definimin e kufinjëve të shtetit të ri…Komisionet Ndërkombtare, të cilat përpiqeshin ta përkufizojnë Shqipërine e pavarur, jo gjithnjë sipas interesave shqiptare, por atyre evropjane, të kohës. Asajë Shqipërie, iu deshen 13 vite për ta definuar kufirin e sotem, më mbi 3 milion shqiptarë jashtë. Ata kufinj shqiptarë, fatkeqsisht, nuk i bënë shqiptarët, ndonëse, ata, (po edhe disa të huaj), lanë koka në atë kufi të turbullt. Kufiri u bë më gurë e koka. Shumë tregime e përshkrime linden e jetojnë për atë “kufi levizës” të Shqipërisë. Shqiptarët banues buzë këtij kufiri, në mbrëmje flinin në Shqipëri , të nesërmen ndodhte të gëdhinin në Jugosllavi…Kufiri levizëte brenda natës. Zyrtarët që punonin më Komisionet Nderkombtare, sikur kalonin ditët më gur kufiri në shpindë. Ishin ato vite te mbrapshta, do te shkruan shkrimtari Kadare. Një kufi bëhej ditën, tjetri ngritej natën…Tregimet e asaje kohe, më një ngjyrë tjetër, sikur po na ngjallen sot në veriun e Mitrovicës.U ndamë nga Mitrovica e ndarë, më shpresë se veriu i lazdruar i Kosovës do të qetësohet dhe nuk do të kemi më kufi të bërë nga urat. Kufinjtë në ura, gjatë historisë, kryesisht ishin vija tragjike. Urat, në botën e civilizuar bashkojnë, nuk ndajnë. Nga Amerika e deri ne Kore shpesh jugu dhe veriu kanë bëre luftë. Mirepo Serbia do të duhet të mirrej më veriun e sajë që quhet Vojvodinë. Kur u krijua më dhunë - Serbia shtet, askush nuk i pyeti rreth një million hungarezë se a duan të jenë pjesë e Serbisë. Vojvodina, deri në Luftën e Dytë Botërore, asnjëherë në nuk ishte pjesë e Serbisë. Nuk u pyeten kurr, as tre million shqiptarë, mirëpo, sipas Serbisë u dashka të pyeten e vëndosin dyzetë mije serbë të veriut të Kosovës…Serbët, në të kaluaren, disa herë u ngriten permendore humbjeve të tyre. Ura në Mitrovicën dyshe, me atë pamje te percudshme mund të bëhet permendore e re e humbjeve serbe. Dikur, poetët, këtë qytet e quanin Qyteti i Ibrit. Më vonë, pasi e vershoi industrializmi komunist e patem quajtur Qyteti pa zogj. Sot, qytet i ndarë. Mitrovica mori emrin sipas Shën Mitrit, të cilin dikur e nderonin edhe shqiptaret kristianë e muhamedanë. E quanin shkurt Sh’mitri.. Si festë e traditë, Shën Mitri shënonte fillimin e dimrit…Mitrovica ka nevojë për pranverë, e ndoshta edhe për emer të ri.


Pamje nga Kufiri i Badhe ne Rugove


Kush e ruan Kufirin e Bardhë në Rugovë?

Lumi Ibri, kufiri i kokave të turbullta të Mitrovicës , si duket është lum i fatit të keq. Ibri nuk na ndanë vetem në Mitrovicë, por edhe në një vend tjetër, larg nga Mitrovica: Në burimin e tij, në Bjeshkët e Rugovës. Ai buron, buzë Hajlës, njerës nga dy majat më të larta të Kosovës. Edhe atje, në burim, ky lum i ndanë shqiptarët nga shqiptarët. Eshtë ky një kufi tjetër shqiptaro-shqiptar, akoma i paqartë. Ne të dy anët e këtij kufiri, flitet shqip, ose, është folur dikur shqip. Eshtë ky Kufiri i Bardhë i Kosovës apo kufiri i borës, i cili lidhë Kosovën më Malin e Zi.

Kishim dëgjuar e lexuar, se ky kufir me Malin e Zi është i qetë. Për dallim prej Maqedonisë e Serbisë, këtu flitej se nuk kemi telashe të mëdha rreth definimit zyrtar të kufirit. Mirëpo,e verteta duket ndryshe. Dikur, në të dy anët e këtij kufiri jetonin shqiptarët. Përtej krahinës së Rugovës, shtrihet Peshteri, i banuar më shqiptarë deri në Rozhajë e Pazar te Ri…Atje në hije të Hajlës shtrihet Bukeli, Daci Buxhovi, dhe toka tjera shqiptare, ku ranë shume trima të kësajë anë, në luftërat shqiptaro-malazeze. Sot, ato janë teritor i Malit të Zi.

Ky rajon është pullazi i Kosovës, më një lartësi mbidetare prej 2403 metrash në Hajlë. Eshte kjo maja prej nga, (në ditët e këthjëllta) nga kufiri verior, mund të shihni kufirin jugor të Kosovës në Bjeshkët e Sharrit. Nga këtu, syri ti kapë të dy skajet e Kosovës. Po paqësoheshim duke parë peizazhet magjepse të këtyre bjeshkëve vigane. Mirëpo po befasohëshim duke mos takuar roje, kufitarë apo shenja kufiri. Sikur prisnim ta dëgjonim një urdhër në gjuhën shqipe “ndal”... Në vend të tij, dëgjuam tregime e shqetësime të rugovasëve të cilët ankoheshin për tokat e tyre të uzurpuara nga malazezët para e pas luftës se fundit.. Eshtë ky një kufi mobil, i cili vazhdon të levizë. Këtu, më mbiu ne mendje një emer tjetër për kufirin. Kufiri pa kufitarë. Nga vëndasit, dëgjuam sarkazmën për kufirin i cili, nga qielli, vëzhgohet vetem nga shqiponjat e fundit të cilat strehohen në këto bjeshkë të larta. I ngjante kufirit më të hapur në Ballkan…Pa jetë, dhe pa kufitarë. Në disa vise, kufiri sikur egzistonte vetem në tregimet dhe kokat e banorëve të kësajë ane. Disa nga ata, mbanin mend tokat e gjyshërve të tyre, të uzurpuara nga malazezët më 1912, por edhe më vonë. Ata kishin humbur toka edhe pas vitit 2000, kur kufiri më Malin e Zi, sipas fjalëve të tyre, fillojë të levizë mbi pronat e Kosovës. Sipas hartave e fakteve te publikuara, nga viti 1925 e ketëj, kufiri, në disa vende ka levizur deri në 6 kilometra brenda teritorit të Kosovës. Ndonëse kufiri nuk është shenuar qartë mbi dhe, ai është shenuar – nen dhe: Shumë varreza të atyre që ranë për këtë kufi, tani gjenden në teritorin e Malit te Zi. Ata nuk flasin…por shkruajnë histori.Në rajonin që vizituam, nuk na ra në sy ndonjë flamur i shteti të ri, Kosovës. Nuk arijtem të shohim ndonjë objekt ose shenjë që ta kujtonte kufirin. Teritore të tëra kufitare, dukeshin - pa kontroll, pa jetë, pa zot vendi. Banorët e këtyre zonave, kanë organizuar disa herë protesta rreth gjendjës pergjatë kufirit.Para se të vizitonim këtë anë, duke hulumtuar, hasem në libra e broshura turistike të Malit të Zi, në të cilat reklamohej Hajla, si tokë e bukuri natyrore malazeze, që ju referohej të huajve për ta vizituar. Disa ishin ilustruar edhe me foto te flamujve malazias a serb qe valonin brenda teritorit të Kosovës. Përball bukurisë magjepse të atij rajoni, të vrisnin syrin pamjet shqetësuese të viseve buzë kufirit, dikur plot gjallëri, tani të zbrazëta - pa jetë. Vija ku dikur egzistonte kufiri i ish Jugollavisë, midis Malit të Zi dhe Kosovës, në rajonin e Hajlës, tani ishte e shkretë. Dukej si një tokë e askujt. Nuk binin në sy, kufitarë malazezë as shqiptarë. Për dallim nga Kufiri jugor Shqiptaro-Shqiptar, kufirit të Hajlës, i ishin rralluar shqiptarët – nga të dy anët. Kufiri i dikurshem shqiptaro – shqiptar, tani po behej kufi pa shqiptarë. Shumica e banorëve të këtij rajoni kufitar janë shpërngulur ose kanë emigruar në botën e jashtme. Rreth pesë muaj të vitit, ky është kufi i borës, ndaj nuk është lehtë të kontrollohet. Pastaj, bora shkrihet, mirëpo pranverat, nuk sjellin më shqiptarë, si dikur. Sepse, banorët e dikurshem tani quhen – mergimtarë…Diku, në dhe të huaj…Në atë qetësi që relaksonte, por edhe shqetësonte, gjetem edhe shtepizën e fundit të banuar në piken më veriore të Kosovës. Një oxhak që tymonte në skaj të shtetit të ri. U ngjitem në Maje të Hysajve, të bindur se këtu ska frymë njeriu, mirëpo zbuluam një Robinson Kruso shqiptar. Atje në maje të bjeshkës, kishte ngjallë rrenjët e vjetra banori i fundit dhe i vetmi në këtë rajon kufitar, Demë Husaj. Pas tri dekadash ishte këthyer në trojet e rrënuara te të parëve të tij. Shtëpiza e tij malore, në bjeshkën e vetmuar, sikur notonte mbi re, në maje të Ballkanit. Dema, dukej si nje “kufitar” i pashpallur që i bënte roje natyrës mahnitëse. Ai po pertrinte vehten dhe bjeshkën. Na priti me gosti e të shtëna nga arma e tij. Sa per të treguar se dikush akoma merr frymë në këto anë. Krismat i zgjuan lugina, zgjuan edhe kujtime…Kufiri i Bardhë në Bjeshkët e Hajlës, kufiri pa kufitarë - qëndronte memec edhepse kishte shumëcka për të folur. Ato ditë, mu kujtua poezia e Martin Camaj, “ Kur të vdes”, në të cilen poeti shpreh deshirën e testamentin , që kur të vdesë, të bëhet gur dhe të qendrojë në skaj të atdheut, si gur kufiri…Ndjesë pastë Martin Camaj. Ai do te lekundej sikur ta dinte, se ne akoma kemi kufi pa gur e shënja, kufi levizës, kufi të bardhë e kufi të djegur..Ne jetojmë midis kufirit shqiptaro-shqiptar dhe kufirit pa kufitarë. Kufinjëve tanë, u duhen shumë gurë nga ashti i Martinit… Një popull i vogël, më kaq shumë kufijë, e kaq pak kufitarë.

( Nga “Bota Sot”)