Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka shfrytëzuar punimet e Konferencës Europiane të Presidentëve të Parlamenteve, në Këshillin e Europës për të lobuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zonja Topalli ka biseduar me një sërë zyrtarësh të lartë të vendeve anëtare të BE-së, mes të cilëve homologët e Italisë, Gjermanisë, Britanisë etj, duke i ftuar ta mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Në shoqërim të këtij apeli kërkese zonja Topalli i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke vënë thekisn tek reformat e arritura, por edhe me faktin se, pavarësisht krizës globale Shqipëria nuk ra në recesion. Një takim të veçantë gjatë qëndrimit në Strasburg, Topalli zhvilloi me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, të cilin gjithashtu e njohu me përpjekjet e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat këtë vjeshtë. Kreu i parlamentit finlandez shprehu mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë duke shpresuar, siç u shpreh ai, që në të ardhmen ta shohë atë në BE, si diçka që do ishte në të mirë të të gjithëve.
Home »
» Kryeparlamentarja Jozefina Topalli lobon për integrimin





