Klose: Kam refuzuar Tottenhamin

Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose, ka zbuluar se ai ka refuzuar një ofertë nga Tottenhami muajin e kaluar.

Përfaqësuesi i kombëtares gjermane thotë se ai kishte marrë një ofertë të majme nga skuadra e Ligës Premier në javët e fundit të afatit kalimtar.

“Tottenhami erdhi për të më kërkuar, por unë kam nënshkruar me Lazion deri në vitin 2014 dhe synoj ta respektoj kontratën”, ka thënë Klose për Sportal.it.