Juve përcjell “Falcaon e ri”

Juventusi është duke përcjellë nga afër yllin e ri të Racing Club, Luciano Dario Vietto.

Argjentinasi 19-vjeçar është sensacion i ri në kampionatin lokal dhe forma e tij ka joshur vëmendjen e kampionit të Italisë.

El Chico, siç njihet ndryshe i riu, është krahasuar me yllin e Atletico Madrid, Radamel Falcao.