Zbuloni mënyrën se si mund të rimodeloni siluetën tuaj në mënyrë natyrore dhe aspak të dhimbshme. Duhet vetëm të ndiqni disa këshilla praktike…Zbuloni mënyrën se si mund të rimodeloni siluetën tuaj në mënyrë natyrore dhe aspak të dhimbshme. Duhet vetëm të ndiqni disa këshilla praktike…
Cila grua nuk dëshiron të ketë një bark të tonifikuar dhe të sheshtë? Cilës grua nuk i pëlqen të hyjë në një dyqan rrobash dhe të provojë bluza, fustane, pantallona e të kënaqet që gjithçka i rri mirë? Problemi është se shumë gra besojnë se çmimi që duhet të paguajnë për të arritur një formë të tillë për sa i përket kohës është shumë i madh dhe për më tepër duhet të bëjnë sakrifica në ushqim. Nuk është aspak kështu: për t’ia arritur qëllimit duhet të përvetësoni disa zakone të thjeshta dhe të shëndetshme, si për dietën e përditshme ashtu edhe për aktivitetin trupor.
Përzierja e duhur e ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik
Problemi njihet nga të gjithë: kush dëshiron të humbasë peshë dhe të eliminojë “plëndësin” (sepse në këtë gjendje nuk mund të quhet më bark) nuk duhet të hajë mbarë, por ushqim të zgjedhur dhe të bëjë një aktivitet të rregullt fizik. Kujdes: një dietë që vetëm ju dobëson nuk mjafton për të eliminuar barkun dhe fryrjet e shkaktuara në shumicën e rasteve, prej gabimeve ushqimore që lidhen me konsumimin e ushqimit (siç janë mishi, djathi, frutat fill pas përfundimit të vaktit, e kështu me radhë), ose intolerancat nga ushqime të ndryshme (kryesisht nga produktet e qumështit dhe grurit). Gjithashtu, duhet të kemi parasysh faktin që tensioni dhe stresi ndikojnë në fryrjen e barkut.
Katër etapat
Për të arritur rezultate të mira dhe pa shumë duhet që:
- T’i nënshtroheni një testi për të zbuluar nëse keni ose jo alergji nga ushqimet. Ndodh shpesh që fryrja e barkut mund të shkaktohet nga ndonjë ushqim që konsumohet çdo ditë, e për të cilin shpesh ke neps;
- Konsumoni shumë vakte në ditë dhe pa u nxituar. Kjo është një zgjidhje e mirë për të mos rënduar punën e zorrëve dhe që ushqimi të tretet më mirë;
- Përpiquni medoemos që të shmangni situatat stresuese. Duajeni dhe “respektojeni” trupin dhe mendjen tuaj;
- Bëni aktivitet aerobik, që është mjaft i rëndësishëm për të mbështetur procesin e dobësimit dhe për të sheshuar barkun;
Gjërat që duhet të shmangni
Hapi i parë është “zhdukja” e disa zakoneve të këqija ushqimore, të cilat janë:
-Konsumimi i shumë pijeve të gazuara dhe alkoolike;
-Pirja e herëpashershme e ujit kur jeni duke ngrënë (vështirëson tretjen dhe fryn barkun, është mirë që ujin ta pini larg vakteve);
-Konsumimi i frutave sapo përfundoni vaktin;
-Kombinimi i mishrave të ndryshëm me djathë, fasule dhe domate;
-Abuzimi në darkë me karbohidrate, djathëra ose perime, që shkaktojnë fermentime intestinale, duke iu rritur barkun;
-Mos anashkaloni vaktet: asnjëherë nuk duhet të hani më pak se 5/6 vakte në ditë. Janë shumë të nevojshëm për të garantuar raportin e duhur energjetik dhe për të mbajtur gjithnjë të lartë metabolizmin.
Edhe jeta sedentare është një armik i linjave dhe shëndetit: duket të shmangni qëndrimin ulur për një kohë të gjatë para kompjuterit në zyrë, apo të shikoni filma të shtrirë në krevat ose divan; shmangia e këtyre sjelljeve kontribuon në mosfryrjen e barkut.
Ushtrimet praktike
Nëse nuk keni kohë të shkoni në palestër, atëherë ushtrimet mund t’i bëni në shtëpi kur keni disa minuta të lira. E rëndësishme është të mos përtoni, por ta dëshironi aktivitetin fizik. Këshillohet që ushtrimet të bëhen në mëngjes ose në darkë. Nëse do të kryeni një aktivitet të rregullt fizik, 15-20 minuta në ditë, duke alternuar vrapin me litarin, ushtrimet e barkut dhe një dietë të ekuilibruar do t’i thoni përgjithmonë lamtumirë kileve të tepërta dhe fryrjes së barkut.