Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, shpreson fitorja ndaj Rayo Vallecano të jetë vetëm fillimi i një serie të fitoreve.
Reali tash ndjek Barcelonën me tetë pikë dhe argjentinasi shpreson ata të nxjerrin pikët maksimale dhe të presin dështimin e rivalit.
“Çdokush kalon nëpër vështirësi. Vitin e kaluar po ashtu ishte vështirë të fitohet këtu. Ne duhej të fitonim për t’i bërë gjëra të fillojnë mbarë, tash duhet të vazhdojmë me fitoret”, ka thënë Higuain.





