Adriano Galliani e ka bërë të qartë se Milani nuk është duke menduar ta shkarkojë trajnerin Massimiliano Allegri, pavarësisht rezultatit të takimit të së dielës Udinese.
Rossonerët kanë dështuar të gjejnë formën në javët e para të sezonit të ri, por Galliani refuzon ta fajësojë Allegrin.
“Besimi që kemi te Allegri nuk do të skadojë të dielën në Udine. Çdo trajner në botë do të rrezikonte nëse humb 10 ndeshje radhazi, por kjo nuk është rast te ne. Ne nuk duam kjo të na ndodhë neve”, ka thënë Galliani.





