Marco Reus i kaloi gjermanët në epërsi në fund të pjesës së parë (44’), ndërsa Mesut Oezil e dyfishoi epërsinë nga penaltia (52’).
Golin e nderit për austriakët e shënoi Zlatko Junuzovic (57’).
Nga ana tjetër, Suedia ka triumfuar me rezultat 2-0 kundër Kazakistanit. Me golat e Rasmus Elm (37’) dhe Marcus Berg (90’), kjo përfaqësuese arkëtoi pikët e para.
Gjermania mban kreun e Grupit C me gjashtë pikë pas dy ndeshjesh, ndërsa Suedia është në vend të dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Irlanda një vend më poshtë.