Ferguson: Rooney nuk luan ndaj Liverpoolit

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka konfirmuar se Wayne Rooney nuk do të jetë i gatshëm për t’u përballur me Liverpoolin të dielën, por se mund të rikthehet javën e ardhshme.

Rooney është lënë jashtë fushave për një muaj, pasi pësoi një çarje të rëndë në këmbën e tij në fitoren ndaj Fulhamit, ndërsa pritet që ta bëjë rikthimin e tij më herët se që është pritur.
“Të gjithë që luajtën ndaj Galatasarayt janë të gatshëm. Unë e di se kishte raportime se Rooney do të luajë ndaj Liverpoolit, por kjo nuk do të ndodhë. Ai nuk është larg ritkthimit, ai po punon shumë dhe ne duhet që ta kthejmë në stërvitje. Ai mund të jetë i gatshëm javën e ardhshme”, ka theksuar Ferguson.