Ferguson kritikon gjyqtarin pas disfatës

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka shprehur pakënaqësinë e tij me minutat shtesë të dhëna nga gjyqtari në fund të ndeshjes ndaj Tottenhamit, duke përshkruar katër minutat e lojës shtesë si ofendim për futbollin.

“Ata na dhanë katër minuta lojë shtesë dhe kjo ishte ofendim për futbollin. Ua mohon një mundësi të mirë për të fituar një ndeshje futbolli”.
“Kishim gjashtë zëvëndësime dhe portieri humbi dy-tri minuta kohë, ata edhe në ndërhyrje të pa lejueshme fitonin kohë. Është dëm për futbollin që gjyqtarët po merren me kohën e një takimi. Është qesharake që edhe në vitin 2012 gjyqtari është në kontroll të kohës”, është shprehur Fergie.