Ndeshja filloi furishëm për Berdych, i cili tregoi formë të lartë ndaj zvicëranit, i cili dështoi totalisht. Sfida përfundoi me rezultat 3-1 në sete (7-6, 6-4, 3-6 dhe 6-3).
“Nuk ka mundur të jetë më mirë. Nuk kam përjetuar kurrë ndjenjë më të mirë. Kurrë nuk kam pasur moment më të mirë në jetë”, ka deklaruar i ngazëllyer pas duelit Berdych.





