Evra: United e meritoi humbjen

Manchester Unitedi meritoi të mposhtej nga Tottenhami të shtunën mbrëma – ka thënë Patrice Evra.

Me rezultat 3-2, Spursat regjistruan fitoren e parë në Old Trafford pas 23 vitesh, ndërsa mbrojtësi francez mendon se fitorja e tyre ishte me meritë.
“Rezultati tregon se çfarë ndodh kur luan vetëm 45 minuta”.
“Loja zgjat 90 minuta dhe ne merituam të humbnim, sepse luajtëm vetëm 45 minuta”.
“Të pranosh tre gola në Old Trafford nuk është aspak mirë”, u ka thënë Evra gazetarëve.