Edhe Witsel te Zeniti

Pas Hulkut, Zenit St Petersburgu ka siguruar edhe shërbimet e Axel Witsel nga Benfica.

Ngjashëm sikurse ish sulmuesi i Portos, edhe mesfushori belg ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
“Tash është zyrtare. Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontrata pesëvjeçare”, ka thënë zëdhënësi i Zenitit, Dmitry Tsimmerman.
Të dy lojtarët thuhet t’i kenë kushtuar klubit rus rreth 80 milionë euro.