“Çdo kundërshtar do të luajë me një motivim shtesë kundër kampionëve. Andaj, kjo e bën jetën më të vështirë. Edhe në Ligën Premier, jam i sigurt se Mark Hughes ka provuar ta motivojë ekipin gjatë të shtunës duke u thënë se luajnë ndaj kampionëve të Evropës”.
“Jam i vetëdijshëm se asnjë skuadër nuk e ka mbrojtur trofeun dhe nuk jam i befasuar pasi është një garë shumë e vështirë për t’u fituar. Të fitohet ajo dy herë radhazi, është dëshmuar e pamundshme deri tash, pasi është aq konkurruese”, ka thënë Di Matteo.





