Spanja është në një grup me Francën, Finlandën, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë në Grupin I, ndërsa Del Bosque kërkon top performancë nga Stuhia e Kuqe, pasi siç dihet pozita e parë kualifikohet direkt.
“Botërori nuk fillon në vitin 2014, por që tani, këtu ne Tbilisi të Gjeorgjisë. Për të mbrojtur titullin që Spanja e fitoi në Johannesburg, ne duhet së pari të kualifikohemi për Brazilin. Lojtarët e dinë se do të jetë vështirë, por nuk duhet të lejojmë që t’i nënvlersojmë kombëtaret e vogla”, është shprehur Del Bosque.





