De Rossi: Nuk jemi për titull

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, u ka thënë bashklojtarëve të tij që të harrojnë titullin e kampionit pas disfatës së rëndë nga Juventusi të shtunën mbrëma.

“Ishte mbrëmje e keqe. Ne kemi shfaqur paraqitje të dobët ndaj një ekipi më të mirë se ne. Jemi të frustruar, pasi kemi shpresuar se do të mund të fitonim. Fakti se nuk jemi as pranë Juves, më bën të them se nuk jemi për titull”.
“Ne duhet që të kemi sezon të mirë për t’u kthyer së pari në Europë. Ne duhet që të mposhtim të tjerët, pasi Juventusi është tepër i fortë”, ka thënë De Rossi.