Strategu italian thotë se atij i duhet të bëjë një punë shtesë në këtë drejtim, me qëllimin për t’i disiplinuar ata.
“Çfarë kam frikë te kombëtarja? Disiplinën taktike. Lojtarët tanë mund të tejkalohen nga entuziazmi, ndaj më duhet shumë punë për t'i frenuar në këtë drejtim”.
“Në këtë aspekt ne mund të bëjmë përparim, duke ruajtur shpirtin e tyre luftarak dhe duke i disiplinuar ata”, ka thënë De Biasi.





