Gjiganti nga Amsterdami u mposht 1-0 nga Borussia Dortmund, PSV humbi 2-0 kundër Dnipro, derisa Twente nxori një barazim 2-2 ndaj Hannoverit.
“Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen time më së shumti këtë javë ishte mënyra se si skuadrat holandeze dështuan me intensitetin e ndeshjeve të mëdha evropiane”.
“Ajaxi bëri një fillim të mirë kundër Borussia Dortmund. Edhe më mirë se që prita. Ishte një ndeshje e ekuilibruar deri 20 minuta para fundit, dhe ju mund t’i jepeni komplimente Ajaxit për këtë”.
“Ajaxi bëri një fillim të mirë kundër Borussia Dortmund. Edhe më mirë se që prita. Ishte një ndeshje e ekuilibruar deri 20 minuta para fundit, dhe ju mund t’i jepeni komplimente Ajaxit për këtë”.
“Megjithatë, Dortmund më pastaj kaloi në një ritëm tjetër, dhe Ajaxi ishte i paaftë ta arrijë intensitetin e tyre”.
“E njëjta ndodhi te Twente – Hannover. Twente bëri një fillim të mbarë, duke rezultuar me avantazh 2-0. Megjithatë, ata duhej të kënaqeshin me barazim pasi Hannoveri bëri presion”, ka shkruar Cruyff në kolumnen e tij për De Telegraaf.





